Nuk është trillim, por në këtë periudhë pandemie, histori të paimagjinueshme po ndodhin në Tiranë. Një grua rrezikoi të lindte fëmijën në ambulancë si pasojë e sorollatjes nga një spital në tjetrin.
Një tjetër pacient që ishte në urgjencë për tu operuar, rezultoi pozitiv me covid e pas operimit u shtrua në spitalin infektiv ku fatkeqësisht humbi jetën. Kështu po ndodh në këtë kohë kur e gjithë forca e punës në sektorin shëndetësor është përqëndruar në dy spitalet Covid.
Pandemia po merr përmasa të frikshme duke prekur pothuajse të gjitha shërbimet shëndetësore. Dëshmi të tilla dëgjon rëndom në këtë periudhë pasi me urdhër të ministrisë së shëndetësisë asnjë pacient me Covid nuk duhet të trajtohet askund vecse në spitalet e dedikuara për këtë sëmundje.
“Me urdhër të ministres Manastirliu ne jemi të detyruar ti bëjmë tamponin cdo pacienti me shenja dyshuese të virusit dhe në rast se del pozitiv çdo.pacient dërgohet në spitalin infektiv ose “Shefqet Ndroqi”, thonë burimet për gazetën “Shqip”.
Ndonëse është propozuar që çdo spital të ofrojë trajtim, pacientët detyrohen të sorollaten nga një spital në tjetrin nê pritje të marrjes së shërbimit. Burimet i thanë gazetës “Shqip” se për çdo patologji sëmundje, pacientët e prekur nga covid trajtohen në spitalet e dedikuara për ta.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…