Enea Mihaj realizoi një gol shumë të rëndësishëm për PAOKun kundër Olimpiakosit. Një gol me vlerën e tri pikëve në minutën e 90-të në një moment kur PAOK është në garë për vendin e dytë, që garanton biletën e kualifikueseve në Ligën e Kampioneve.
“Është diçka e veçantë, pasi është goli im i parë në karrierë. Speciale e bën edhe fakti që ne morëm një fitore të rëndësishme me atë gol. Po e ndiqja me vëmendje të gjithë trajektoren e topit në aksionin e golit, e ndoqa dhe shënova. Trajneri më dha disa shpjegime se çfarë duhet të bëja në aspektin defensiv, unë i zbatova dhe në fund ia dola edhe të shënoja.
Duhet të kemi të njëjtën dëshirë dhe sjellje në fushë edhe përballë AEK-ut. E dimë që është një skuadër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin”, ka deklaruar qendërmbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj.
PAOK është në vend të dytë në kampionat, me 3 pikë më shumë sesa kundërshtari i radhës, AEK, dhe do të jetë një ndeshje që do të vendosë për ekipin e dytë pas Panathinaikosit që do të marrë pjesë në Champions.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…