Mazhoranca dhe opozita e bashkuar nuk kanë mundur të bien në një mendje deri më tani në mbledhjen e Këshillit Politik që po mbahet ditën e sotme.
Oozita kërkon ekspertizën e ODIHR duke e mbështetur edhe në faktin se tashmë kanë paraqitur edhe opsionin e tyre. Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik lidhur me qëndrimet e fundit të PD-së tha se nuk mund të veprohet me kërkesa të njërës palë dhe se opozita do të zvarrisë procesin.
None found
“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj më shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR është për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera nëse ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropianë, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njërës palë. Që të mbahet peng gjithçka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktikë e juaja për të çuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës. Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për cështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qëndrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni të ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancën”, tha Gjiknuri.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…