Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ditën e sotme ka treguar se si do funksionojnë koalicionet në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Gjiknurit, partitë politike që do garojnë në koalicion do përcaktojnë që në marrëveshjen e bashkëpunimit se cilat do të jenë vendet në listën e përbashkët që do të ketë një forcë politike.
None found
Pra, nëse PD dhe LSI do të garojnë në koalicion, atëherë këto dy forca do të kenë një listë të përbashkët.
Gjiknuri ka dhënë shemull konkret si psh Lulzim Basha mund të jetë i pari në listën e Tiranës, Monika Kryemadhi e dyta në listë, i treti Shpëtim Idrizi.
Ai tha se në këtë rast partia e koalicionit i di numrat që ka në listën e përbashkët dhe pasi të fitojë mandatet, me këto deputetë mund të formojë grupet parlamentare.
“Kush janë përfitimet e mija si parti për t’u futur në koalicion?! Formulimi që kemi bërë, thuhet se partitë kanë përcaktuar që në marrëveshje se cilët numra në listë do t’i përkasin kujto partie.
Përshembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim!
Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së!
Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar”, ka thënë ai
Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të…
Aleksandër Koçeku u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhur në Prekal…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga ‘Eagle Stadium’ ku po mbahet koncerti gjigant nga reperi amerikan Kanye West.…
Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…
Departamenti amerikan i Drejtësisë gjendet përballë një rasti të pazakontë në përpjekjet kundër trafikut të narkotikëve. Uashingtoni beson se në…
Aleksandër Koçeku u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhur në Prekal…