Një burrë në qytetin e Uashington u hapi derën e shtëpisë dhjetëra protestuesve që ishin rrethuar nga policia, pas nisjes së shtetrrethimit dhe mësymjes së policisë në kryeqytetin e SHBA.
Sipas raportimeve, në ora 06.00 të mëngjesit kur skadoi koha e ndalim-qarkullimit, më shumë se 60 njerëz dolën nga shtëpia e tij tre-katëshe duke brohoritur e duke duartrokitur të zotin e saj Rahul Dubey.
None found
Dubey, një 44-vjeçar indiano-amerikan, reagoi instinktivisht kur policia po shpërndante me dhunë protestuesit.
Një nga protestuesit, 22 vjeçari Meka, tha se po protestonte paqësisht kur policët bllokuan të dyja daljet e rrugës Swann Street në veriperëndim të qytetit.
Ai thotë se policia nisi të mësyjë ndaj tyre, duke i shtyrë e duke goditur, duke përdorur ‘sprej’ djegës dhe duke mos i lënë të largoheshin.
Në këtë moment Dubey që po ndiqte skenën nga hyrja e tij, hapi dyert e shtëpisë 500 metra katrorë.
Ai tashmë po quhet “hero” dhe “legjendë absolute” për aktin.
“Hapa dyert dhe duke u mbajtur te parmaku nisa të shtyj njerëzit drejt shtëpisë”, tha ai për revistën Esquire.
“Ishte si një tsunami njerëzish që policët po shtynin në rrugën time, dhe e gjithë përmbytja po hynte në shtëpi. Unë u thosha “Hyni brenda, hyni brenda, ngjituni lart”.
Dhuna e policisë u përshkallëzua pasi presidenti Donald Trump u dha një paralajmërim të ashpër protestuesve që nga shumë në vend u interpretuar si shpallje lufte.
Trump i përshkroi një pjesë të protestuesve si “anarkistë profesionistë, turma të dhunshme, zjarrvënës, grabitës, Antifa e të tjera”.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…