Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU i ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme.
Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish-ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri.
“Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?”, thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.
“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.
Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.
Deklarata e Schmidt shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…