Policia e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona si dhe janë proceduar 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, disa prej të arrestuarve akuzohen për dhunë në familje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.K., 31 vjeç, banues në Shijak, Durrës, sepse më datë 11.09.2020, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën gjyqësore ndaj shtetasit I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar, ka dhënë dëshmi të rreme.
—
Specalistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:
M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi dyshohet se shtetasi E.K., i ka dhënë shtetasit M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.
S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte aktivitet hoteleri, i pa paisur me liçensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…