Ditët e fundit në media dhe rrjete sociale, ka shpërthyer një debat në lidhje me lirimin e disa emrave të njohur të botës së krimit.
I pari që u lirua ishte Endrit Dokle, i cili më parë ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Dokle njihet si ish-anëtar i bandës së Durrësit dhe më pas si kundërshtar i Lulzim Berishës pas përçarjes së bandës famëkeqe.
Pas tij u lirua edhe Ergys Kolaveri, i cili ishte dënuar pasi tentoi të vriste me snajper një të burgosur.
Këto lirime janë konsideruar si absurde dhe korruptive, pasi lirimi i eksponentëve të tillë të krimit rrit rrezikun për ngjarje të tjera kriminale.
Për këto vendime ka reaguar edhe gazetari Trashgim Sokolaj i cili në një postim në rrjetin e tij social, Facebook tregon prapaskenat e ndryshimit të ligjit që lejon abuzimet me të tilla raste.
Postimi i Plotë
Keta qe dalin te shqetesuar per lirimet e parakohshme kane futur ne ligj (ndryshime ne Kodin Penal te miratuara ne vitin 2017) opsionin e lirimit me kusht per te denuarit me burg te perjetshem. Nuk ka qene ne ligj kjo gje por e kane arnuar per interesa qe askush nuk i di.
Pasi bene ndryshimet ne fjale krijuan kete nen unik ne llojin e tij qe ne piken e pare ndalon lirimin me kusht per te denuarit me burg perjete dhe ne piken e dyte, lejon lirimin e tyre duke formuluar nje dispozite qe le vend per interpretime e abuzime.
Ajo dispozite ka krijuar keto dy vjet terrenin e njohur tashme qe kur ja do deshira apo frika nje gjyqtari, nje drejtori burgu dhe nje buroktrati ne zyren lokale te sherbimit te proves “i shpikin” kushtet e lirimit per te denuarit. Nga lart burojne te gjitha te keqijat dhe keta (te dy krahet, jo vetem njeri) jane aq eksperte, saqe i gatuajne sot gjerat dhe pasojat ndjehen dy vjet pas dhe nga kalimi i kohes te gjithe pyesin “kush ishte shkaku”.
Ja dhe neni brilant i Kodit Penal te ndryshuar ne vitin 2017:
Neni 65
(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008;
ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të
përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:
Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.
3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100
Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…
Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e Eurovision…
Një aksident me pasojë plagosjen e babë e bir ka ndodhur këtë mbrëmje në Krumë. Burime bëjnë me dije se…
Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak…
Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do…
Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë…