Është mbyllur procesi i Vetingut për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion ky që do të ngrihet për herë të parë në vendin tonë, i ideuar që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.
Do të jetë SPAK që do të përzgjedhë sot kreun e ri të BKH-së, mes katër emrave që janë në garë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, SPAK do t’i dërgoj një emër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta miratuar.
KLP pritet të mblidhet ditën e hënë dhe të fusë në rend të ditës emërimin e kreut të BKH-së. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të FBI-së shqiptare pati angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, me investimin direkt të SHBA-së, që kreu dhe asistoi dhe futjen në makinën e së vërtetës së pretendentëve për postin e drejtorit.
Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI-në amerikane për hetimin e krímeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK dhe oficerët e BKH do të koordinojnë me SPAK çdo hetim.
Ngritja e kësaj strukture të re shihet si kryesore në luftën kundër krímit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. SHBA dhe BE kanë vendosur si kusht kryesor rezultate në këtë betejë në ndëshkimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”, si një nga kushtet dhe për negociatat dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…