Categories: Uncategorized

Gara për kreun e BKH-së, caktohen datat kur do të intervistohen kandidatët

Tetë kandidatët në garë për drejtimin e Byronsë Kombëtare të Hetimit prtet të merren në intervistë në ditët në ijim.

Bëhet me dije se do të jenë vetëm dy data, ku në secilën do të intervistohen nga 4 kandidatë dhe kokretisht 26 dhe 27 Shkurt të këtij viti.

Mësohet gjithashtu se intervistimi i kandidatëve emrat e të cilëve janë në vijim të këtij lajmi, do të bëhet nën monitorimin e vazhdueshmë të Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar).

Njotimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavaruar të Rishikimit (Komisionit Ndërkombëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kualifikuar deri në këtë moment për këtë pozicion.

Në përfundim, Komisoni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën: Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes.

I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar), sipas përcaktimeve të nenit 57, pika 9, e ligjit Nr.95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Intervistat do kryhen në rendin alfabetik si më poshtë:

Në datën 26.02.2020

Aida Veizaj, ora 10.00
2. Ardian Çipa ora 11.00
3. Artur Beu ora 12.00
4. Ervin Hodaj ora 13.00
Në datën 27.02.2020

Gentjan Shehaj ora 10.00
2. Lindita Nushi ora 11.00
3. Idajet Faskaj ora 12.00
4. Ylli Pjetërnikaj ora 13.00
Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Sikurse është përcaktuar në Ligjin Nr.95/2016 për SPAK-un, raportet e ekzaminimeve të poligrafit ‘do të merren në konsideratë’ nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

9 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

51 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago