Futbolli vazhdon të sjellë skena që nganjëherë të bëjnë të hamendesh.
Një e tillë ka ndodhur në skadrën e madhe italiane ku një foto epike e futbollistëve të Napolit, teksa ishin futur në kazanët që përdoren për plehra, të mbushur me akull, bëri xhiron e faqeve satirike italiane. Ka qenë “Chimarsi Bomber” që e ka shpërndarë e para, ndërkohë që më pas ka ardhur reagimi i klubit, i cili ka sqaruar situatën.
“Pyetja: pse përdorni kazanët? Sepse kanë hapësirë dhe janë të lartë dhe lojtarët janë të zhytur mbi mesin. Ndër të tjera kazanët përputhen me protokollin e Covid që çdo lojtarë të zhytet vetëm”, shkruan klubi italian në “Tëitter”.
Futbollistët Kulibali, Luprto, ishin futur në këta kazanë për të bërë atë që quhet krioterapi (trajtimi me temperatura të ulëta që ndihmon për dhimbjen e muskujve), që zakonisht bëhet në vaska shumë të kushtueshme.
Fatmirësisht futbollisti shqiptar Armir Rrahmani gjendet në grumbullim me Kosovën dhe i ka shpëtuar kësaj procedure interesante.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…