Categories: Uncategorized

Fqinji abuzon me 5 vjeçaren, babai rrëfen të vërtetën e dhimbshme

Një ngjarje e rëndë u regjistrua 2 muaj më parë në Berat, ku një 48-vjeçar ngacmoi seksualisht një 5 vjeçare.

Autori i ngjarjes u arrestua, ndërsa ishin familjarët e të miturës që bënë denoncimin në polici, pas shqetësimeve dhe rrëfimit të së bijës.

Të lidhura

None found

I ati i 5-vjeçares ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë, ku tha në emisionin “Historia ime” se vajza i kishte treguar gjëra ekstreme që 48-vjeçari kishte bërë me të.

“Unë faktikisht nuk kam qenë në shtëpi në atë moment. Kur shkoj në shtëpi nga ora 4 pasdite. Shkoj në shtëpi shikoj nusen të shqetësuar, po qante. U habita, thashë çfarë ka ndodhur. E pyes: Çfarë ke? Më tha nuk është gjë e mirë ta them. Çfarë ke i thashë, fol. Filani më tha ka kapur vajzën e vogël, e gënjeu, e mori në shtëpi. Vajza nuk i kishte treguar ashtu siç duhej dhe më pas pa mbathjet që i kishte… Edhe aty dyshoi ajo dhe tha që filani, e tha me emër. Çfarë thua i thashë, u bëra gati ta takoja.

Ajo tha mos ik, se nuk është tek shtëpia, se vajta unë dhe nuk është. Vajta unë tek shtëpia e atij personit, dera mbyllur. S’po besoja faktikisht, e mora çupën me të gënjyer që të më tregonte ndonjë gjë. Ajo po qante kishte dhimbje. Edhe i thashë të keqen babi, çfarë ke ti, ku ishe? Që ta gënjeja të nxirrte ndonjë fjalë. Edhe më tregoi disa gjëra ekstreme që nuk mund t’i them.

Aty i thashë nuses bëhu gati të shkojmë në spital, t’i bëjmë një kontroll ta shikojmë. Tha doktori çfarë keni? I thashë më ka ndodhur një hall dhe i thashë. Më tha doktori: Këtë punë nuk e bëj unë dot vetëm, duhet të mblidhemi katër doktorë këtu dhe do ta shikojmë këtë gjë. Ti duhet të lajmërosh policinë tha. Në rregull i thashë unë. Lajmërova policinë, të plotëfuqishmin e lagjes.

E panë vajzën kishte shenja dhe më tha ka abuzuar tek vajza, por nuk ka arritur deri në fund, por ka bërë zarar. U mërzitëm aty. Policia më tha e njeh personin. Po i thashë unë. Në rregull më thanë, do të marrim në telefon, se do ta gjejmë, mos ki merak. Kam pritur deri në 10 e gjysmë-11 të natës sa e mori policia. Vajta në polici prapë, kallëzova, dhashë informacionin si ndodhi dhe pres tani të dalë dënimi i gjyqit të personit”, tha ai.

I ati i vajzës shtoi se e njihte 48-vjeçarin, duke shtuar se gjatë marrjes në pyetje, ai kishte pranuar edhe krimin.

“Po është marrë në pyetje dhe e kishte pranuar me dëshirë të madhe: Po e kam bërë tha, nuk ishte penduar. E kam gënjyer vajzën e mora tek shtëpia, përjashta aty. Kishte marrë disa kumbulla, nuk e di, ëmbëlsira. I kishte hedhur dorën në qafë, për dore e kishte marrë lart. Nusja mua në atë kohë më shikonte televizorin, me idenë se vajza ishte në dhomë tjetër. Edhe kështu tek gjyqi e kishte pranuar me qejf ai. Po është e vërtetë i kishte thënë”, u shpreh ai.

të fundit

Gjendja në pikat kufitare, deri në një orë pritje për hyrje në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikoi të dhënat e reja për gjendjen në pikat kufitare të vendit. Në njoftim thuhet…

2 minutes ago

Videoja e rrallë e liderit suprem publikohet nga Irani, mister mbi shëndetin e Mojtaba Khameneit

Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar një video të papublikuar më parë të liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ndërsa mungesa…

9 minutes ago

Pjesëtari i MUP-it serb ndalohet në Jarinjë, MPB-ja ia heq shtetësinë e Kosovës

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar…

13 minutes ago

Chelsea triumfon 3-0 ndaj Milanit, Xabi Alonso vlerëson paraqitjen e plotë të skuadrës

Xabi Alonso mbeti i kënaqur me paraqitjen e Chelseat, pasi “Blutë” siguruan një fitore bindëse 3-0 ndaj Milanit në një…

15 minutes ago

Angellov: Cilësia e ujit në Gostivar është përmirësuar ndjeshëm, por ndalesa për konsum mbetet në fuqi

Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji…

17 minutes ago

Bamba Drissa kalon nga Bregu i Fildishtë te Sopoti në Kategorinë e Parë

Kategoria e ParëKlubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku…

21 minutes ago