Java e 36-të e Serie A nis me një supersfidë pasi Atalanta do të përballet me Milanin në San Siro.
Kuqezinjtë dhe bergamasët janë dy skuadrat më në formë me rikthimin e futbollit pas ndërprerjes, teksa kanë arritur të grumbullojnë nga 23 pikë secila me nga 7 fitore dhe 2 barazime në 9 takimet e fundit.
Atalanta me një fitore ndaj Milanit do ta ngushtonte përkohësisht në -3 pikë distancën ndaj Juventusit kryesues në klasifikimin e Serie A, gjithsesi nëse bardhezinjtë mposhtin Sampdorian të dielën do të shpallen matematikisht kampionë të Italisë.
Milani ka shumë mungesa në këtë sfidë sidomos në mbrojtje aty ku Theo Hernandez, Musachio, Kjaer, Conti dhe Romagnoli dhe Duarte do të mungojnë.
Atalanta në krahun tjetër ka vetëm 2 mungesa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe sllovenin Josip Ilicic.
Formacionet e mundshme:
Milan: Donnarumma; Calabria, Gabbia, Kjaer, Laxalt; Kessie, Biglia; Paquetà, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic
Atalanta: Gollini; Toloi, Caldara, Palomino; Hateboer, De Roon, Pasalic, Gosens; Gomez, Malinovskyi; Zapata/kp
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…