Categories: Uncategorized

FNSH zbarkoi në Ora News, reagon ashpër Sonila Meço

Ditën e sotme, pas vendimit të SPAK, në ambientet e Ora News zbarkoi FNSH.

Në pjesën e jashtme të ambienteve të televizionit u instaluan trupa të shumta policore dhe mjetet e tyre rrethuan gjithë zonën ndërkohë mësohet se oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet të televizionit. Kjo për të vënë në zbatim urdhrin e dalë nga GJKKO.

Të lidhura

None found

Për këtë ka reaguar moderatorja Sonila Meço me një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Plotë

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart.
2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.

2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

të fundit

Amir Shaipi pranë kalimit te Amed SK në Turqi

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, duket se është pranë largimit nga Lugano pas pesë vitesh të kaluara te…

2 minutes ago

“Nuk i kemi harruar”/ Gacaferi i kundërpërgjigjet ministrit të Ramës për deklaratën mbi Kosovën dhe rikthen episode nga e kaluara

Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, i cili iu drejtua protestuesve nga Kosova në…

8 minutes ago

Naomi Campbell shpallet e papërshtatshme për të drejtuar një organizatë humanitare

Supermodelja Naomi Campbell "i neglizhoi plotësisht" përgjegjësitë e saj si administratore e Fashion for Relief, tha Komisioni i Bamirësisë në…

18 minutes ago

Pas fjalimit para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin masiv rrugëve të kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kanë nisur marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Një pjesë prej tyre qëndroi…

25 minutes ago

More than 1,000 breast cancer patients have been treated in North Macedonia

Kanceri i gjirit mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në ditët e sotme, duke prekur çdo…

30 minutes ago

Special Prosecutor’s Office signals imminent indictment over attack on the Jashari family

Autorët e krimit që u krye në mars të vitit 1998 mbi familjen Jashari, pritet që së shpejti të listohen…

31 minutes ago