Categories: Uncategorized

FNSH zbarkoi në Ora News, reagon ashpër Sonila Meço

Ditën e sotme, pas vendimit të SPAK, në ambientet e Ora News zbarkoi FNSH.

Në pjesën e jashtme të ambienteve të televizionit u instaluan trupa të shumta policore dhe mjetet e tyre rrethuan gjithë zonën ndërkohë mësohet se oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet të televizionit. Kjo për të vënë në zbatim urdhrin e dalë nga GJKKO.

Për këtë ka reaguar moderatorja Sonila Meço me një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Plotë

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart.
2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.

2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago