Categories: Uncategorized

Fluturim drejt Greqisë javët e ardhshme? Si do funksionojnë rregullat e reja

Pandemia ka shkaktuar një ndryshim të shumë rregullave, sidomos për qarkullimin nëpër vende të tjera.

Përsa i përket udhëtimeve drejt Greqisë, mësohet se të gjithe pasagjeret do të fluturojnë në vendin fqinj nga data 17 gusht deri më 31 gusht dhe kanë leje qëndrimi në Greqi ose pasaportë të BE, duhet të kene me vete testin për Covid-19 i kryer 72 orë para udhëtimit.

Në të kundert nuk do lejohen të vijojnë rrugën.

Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative (pcr) për Covid-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë:

1. Pasagjerët në Transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit)
2. Fëmijët deri në 10 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTE

Në vëmendjen e pasagjerëve që fluturojnë për në Athinë nga 17 Gusht – 31 Gusht 🇬🇷

📌 Aegean Airlines deklaroi sot, se pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi. Kjo çertifikatë, në anglisht, duhet të përmbajë emrin dhe pasaportën ose numrin e identitetit të personit dhe të cilin ata i shfaqin pranë oficerëve të sekretarisë së përgjithshme për mbrojtjen civile, pas mbërritjes në Greqi.

📌 Linjave ajrore u kërkohet të verifikojnë këtë certifikatë para se të hipin në avion dhe në mungesë të kësaj certificate, pasagjerët nuk e kanë të mundur udhëtimin.

Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative (pcr) për Covid-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë më:

1. Pasagjerët në Transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit)
2. Fëmijët deri në 10 vjeç.

📌 Para check-in:
• Eshtë e detyrueshme që të gjithë pasagjerët në fluturimet ndërkombëtare të plotësojnë formularin elektronik të pasagjerëve të lokalit të botuar në: https://travel.gov.gr një ditë më parë para mbërritjes.
• Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Hellenike për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes.
• Pasagjerët duhet të mbajnë dhe të jenë në gjendje t’i demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago