Një bos mafioz i larguar nga Italia, ka rrëfyer në një intervistë për BBC sesi vazhdoi ta drejtonte perandorinë e tij nga një parking në Lancashire, sesi i rrihte vendasit e si i “merrte me të mirë” fqinjët me këpucë të shtrenjta.
Gennaro Panzuto 45 vjeç tregoi se ishte detyruar të braktiste Napolin për shkak të një lufte mes bandash. Atij iu desh të “arratisej” pasi u lidh me vrasjen e një gangsteri rival. Pjesëtari i “Kamorrës” ishte ngjitur shpejt në radhët e saj falë pamëshirshmërisë së tij dhe rolit në luftën e përgjakshme ndër-klanore që thuajse e shkatërroi Napolin dimrin e 2005.
Por pas vrasjes së Graziano Borellit, atij iu desh një vend ku të fshihej, dhe një “biznesmen” britanik, të cilin e kishte takuar ne vendlindje u ofrua ta strehonte në Mbretërinë e Bashkuar. Italiani thotë se u befasua se sa e lehtë ishte në Angli të shmangeshin taksat krahasuar me Italinë dhe sa thjesht mund të krijoheshin kompani fantazëm.
Prej andej ai vazhdoi të drejtonte 1500 togerët e tij kriminelë më shumë se 1000 milje larg. E gjithë kjo përfundoi në 2007-tën, kur dy oficerë police i trokitën në derë dhe ai u dorëzua pa bërë zhurmë, ndërsa shumë nga fqinjët shtangën, sepse nuk e dinin kë kishin pasur pranë.
Në fund, ai bëri një marrëveshje me autoritetet dhe në intervistë u shpreh i penduar për krimet e tij. “Më vjen turp për ato që kam bërë. Duhet të jesh burracak i madh që të vrasësh njerëz, kjo është e gjitha”, u shpreh Panzuto.
Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…
Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…
Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…
Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…
Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…