Categories: Uncategorized

Fiton zgjedhjet në Irlandë krahu politik i organizatës terroriste (FOTO LAJM)

Numërimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme irlandeze nuk ka përfunduar ende, por deri ai tregon një fitore historike të krahut politik të IRA-s, Sinn Fein. Kjo e fundit u befasua dhe vetë nga suksesi i saj.

Me sistemin e komplikuar zgjedhor në Irlandë, çdo votues ka vetëm një votë, por mund të zgjedhë edhe preferenca të shumta, që llogariten njëra pas tjetrës. Sipas numërimeve deri tani, Sinn Fein ka arritur 24.5 përqind të votave.

Partia e madhe opozitare e qendrës, Fianna Fail, ka fituar 22.2 përqind të votave, ndërsa partia liberale konservatore e kryeministrit Leo Varadkar, Fine Galaxy, ka fituar 20.9 përqind të votave. Triumfi elektoral i Sinn Fein-it tashmë është krahasuar nga vëzhguesit me një uragan politik, që përfshiu Irlandën në fundjavë, i ngjashëm me stuhinë e quajtur “Sabine” në Gjermani. Deri tani, që kur Irlanda u bë plotësisht e pavarur nga Britania e Madhe, politikat e vendit janë mbizotëruar nga Fine Gael dhe Fianna Fail, kujton DW.

Tani po del në skenë një forcë e tretë serioze politike.Formimi i qeverisë pritet të jetë i vështirë. Nëse, në kundërshtim me pritjet do të ndodhë një pjesëmarrje në qeveri e Sinn Fein-it, që më parë përçmohej, kërkesa për një referendum të afërt për ribashkimin irlandez në Dublin mund të bëhet linja zyrtare e qeverisë.

Kjo do të ndikonte edhe në negociatat e Brukselit me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e ardhshme, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexitit, në fund të vitit.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

7 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago