Categories: Uncategorized

Fëmijët të pabindur ndaj rregullave të distancimit? Çfarë mund të bëni ju si prindër

Nëse ju si prindër ndiheni të pasigurt dhe të frikësuar për shëndetin e fëmijës tuaj, ne ju ftojmë të lexoni disa nga këshillat tona në lidhje me situatën të cilën po kalojmë. Në këtë mënyrë fëmija juaj do t’i bindet rregullave të distancimit social dhe ju si prindër do arrini lumturinë.

Dita e sotme i ka gjetur në një normalitet aspak të zakonshëm si prindër, mësues por më së shumti fëmijët.

Të lidhura

None found

Por sa arritën ata t’i zbatojnë me përpikëri rregullat e distancimit social?

A janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuar fëmijët për mbajtjen e maskës?

A do mundet fëmija juaj që gjatë një loje me shokët e tij, nga pavetëdija t’i kërkojë shokut të tij për të ndëruar maskën, pasi mbase maska e shokut i është dukur më tërheqëse?

Po, sepse duke qenë se do fëmijëve do t’u duhet t’i mbajnë gjatë orës mësimore maskat, prindërit për t’u përpjekur që t’i bindin fëmijët e tyre i kanë pajisur fëmijët e tyre, me maska me dekore?

Po nëse realiteti do të jetë ndryshe nga ajo që është planifikuar në lidhje me distancën sociale dhe fëmijët nuk do t’i binden rregullave të distancimit, dhe ju si prindër do t’ju duhet që t’i mësoni rregulla të reja?

Në mënyrë që dhe ju si prindër të ndiheni të qetë dhe të sigurt që fëmija juaj do t’i bindet rregullave, atëherë mësoni që t’i edukoni vazhdimisht ata me këto rregulla në këto kohë të vështira pandemie.

Rregulli 1. Siguroni një kornizë të rregullave themelore që fëmija juaj duhet të ndjekë

Rregullat themelore mund të përfshijnë kur mami dhe babi mbajnë vazhdimisht maskën në ambientet publike. Janë të kujdeshëm në mbajtjen e distancës sociale.Paraqisni këto rregulla në një mënyrë miqësore për fëmijët, në mënyrë që fëmijët tuaj t’i kuptojnë ato.

Rregulli 2. Shpjegojini fëmijës tuaj se rregullat janë të rëndësishme për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe të lumtur

Kur të gjithë ndjekin rregullat, njerëzit shpesh nuk lëndohen dhe njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi dhe respekt. Tregojini fëmijës tuaj se prindërit kanë një punë të rëndësishme për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe se rregullat ekzistojnë për t’u siguruar që askush mos të ndihet i pasigurt nga virusi COVID-19. Shpjegoni se respektimi i rregullave të distancës është se si ata të ndihen të sigurt.

Rregulli 3. Mësojini fëmijëve tuaj sjelljen e gabuar për t’u dhënë mësim

Pasojat natyrore shpesh janë mënyra më e mirë për të mësuar bindjen. Mësimi i shkakut dhe pasojës është aq i natyrshëm sa fëmijët e kuptojnë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi. Nëse fëmija juaj do të kuptojë se nësë mos mbajta e maskës do t’i bëjë ata që mos shkojnë në shkollë, dhe se mund të sëmuren atëherë ata do të ndërgjegjësohen per respektimin e masave.

Rregulli 4. Zbatoni rregullat vazhdimisht, çdo herë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mësojnë atë që prisni

Kjo eliminon çdo pasiguri ose dyshim në mendjen e fëmijëve për atë që është e pranueshme dhe e papranueshme. Por nëse ata do të shohin se vetë ju si prindër jeni të përgjegjëshëm dhe ata do të mësojnë nga përgjegjshmëria juaj.

Rregulli 5. Dëgjoni nëse fëmija juaj ka nevojë të komunikojë se si ndihet rreth situatës së pandemisë

Pasi ta keni dëgjuar, fëmija juaj, do të shkojë butësisht drejt bindjes, pra rregullat që ai po zbaton janë në të mirë të tij. Dëgjimi dhe kuptimi shpesh e ndihmon një fëmijë të lëvizë përmes rezistencës drejt bindjes.

Rregulli 6. Falënderoni fëmijën tuaj kur ju bindet

Përforcimi pozitiv i sjelljes që dëshironi do ta motivojë fëmijën tuaj të përsërisë këtë bindje. Njerëzit zakonisht e duan dëgjimin e lavdërimit, i cili ka një efekt të fuqishëm në motivim. Ndaj falenderoni fëmijët tuaj që ata janë duhe zbatuar rregullat e distancës.

Rregulli 7. Vendosni një shembull të duhur në lidhje me respektimin e rregullave që fëmija juaj ta shohë.

Shembulli juaj i prindërimit është fuqishëm efektiv për të motivuar sjelljet që dëshironi.Kur fëmijët tuaj kuptojnë se rregullat e distancimit social duhen zbatuar, ata do të kuptojnë rëndësinë e bindjes./portalishkollor/

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

7 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago