Categories: Uncategorized

FBI nis hetimet: Zyrtarja e partisë së Erdoganit kërkoi vrasjen e priftit amerikan

FBI ka nisur hetimet në lidhje me akuzat se ndaj një prifti amerikan me banim në Izmir ishte përgatitur një atentat, ngjarje e cila do të përdorej më pas për hesapet politike të brendshme në Turqi.

Siç raporton “TurkishMinute”, vendimi i FBI për të nisur hetimet erdhi pas deklaratave tronditëse të Erkan Kurtulus, i cili u shpreh më herët në mediat turke se gjatë viteve të shkuara kishte qenë pjesë e një skuadres vrasjesh dhe rrëmbimesh në Turqi.

Të lidhura

None found

Skuadra në fjalë sipas tij, organizohej dhe orientohej nga një funksionar i lartë i partisë së Presidentit Erdogan, AKP.

Serkan Kurtulus, një personazh me të shkuar problematike, tha në “MediaDiem” se ish-nënkryetarja e AKP-së së Izmirit, Nukhet Hotar i kishte kërkuar të vriste priftin amerikan Andrew Brunson me qëllim që fajin t’ia hidhnin më pas lëvizjes Gylen.

“Ma kërkuan ta vrisja priftin amerikane dhe fajin t’ia hidhnin lëvizjes Gylen, por unë nuk pranova. Nuk kisha guxim të vrisja një amerikan sepse i dija pasojat. Nuk mund të refuzoja menjëherë sepse më vrisnin, por ia zvarrita duke sugjeruar dikë tjetër që mund ta bënte më mirë këtë vrasje“, është shprehur nga Argjentina Serkan Kurtulus, ku edhe ka kërkuar azil politik pas arratisjes nga Turqia sepse ndihej i kërcënuar me jetë për shkak të gjithçkaje që dinte.

FBI nisi hetimet pasi u njoh me deklaratat e turkut, ndërsa ky i fundit është duke pritur azilin duke qenë i arrestuar në Argjentinë me kërkesë të autoriteteve turke.

Prifti amerikan Andrew Brunson ka qenë një personazh i njohur në zonën e Izmirit, pasi ndodhej atje prej dy dekadash.

Ai u mbajt i arrestuar më pas për më shumë se një vit e gjysmë nga autoritetet turke me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e pretenduar të shtetit më 15 korrik 2016 dhe u lirua pas presionit të drejtpërdrejt të Presidentit Trump ndaj autoriteteve turke. /albeu.com

të fundit

Berisha: Çdo shqiptar të dalë në mbështetje të ndryshimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke…

53 seconds ago

Kosovo and Austria Sign New Agreement and Hold Political Consultations in Vienna

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një…

3 minutes ago

Snopçe seeks clarification on when the remaining names from former Yugoslavia will be changed

Pse ende, edhe pas 36 vjetësh pavarësi, ekzistojnë emra rrugësh nga koha e ish-Jugosllavisë? Kjo ishte pyetja e Halil Snopçes…

5 minutes ago

Krizë epileptike në fluturim, avioni i Air Canada bën ulje emergjente në Boston

Një incident i rëndë ka shkaktuar frikë në një avion të Air Canada, pasi një nga pilotët pësoi krizë epileptike…

12 minutes ago

“Shqipëri e Re”, dita e 26-të e protestës, nisin fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët përsërisin 5 kërkesat: Duam qeveri teknike

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më…

19 minutes ago

Snopçe kërkon sqarim se kur do të ndryshohen emrat e mbetur nga ish-Jugosllavia

Pse ende, edhe pas 36 vjetësh pavarësi, ekzistojnë emra rrugësh nga koha e ish-Jugosllavisë? Kjo ishte pyetja e Halil Snopçes…

22 minutes ago