Categories: Uncategorized

FBI nis hetimet: Zyrtarja e partisë së Erdoganit kërkoi vrasjen e priftit amerikan

FBI ka nisur hetimet në lidhje me akuzat se ndaj një prifti amerikan me banim në Izmir ishte përgatitur një atentat, ngjarje e cila do të përdorej më pas për hesapet politike të brendshme në Turqi.

Siç raporton “TurkishMinute”, vendimi i FBI për të nisur hetimet erdhi pas deklaratave tronditëse të Erkan Kurtulus, i cili u shpreh më herët në mediat turke se gjatë viteve të shkuara kishte qenë pjesë e një skuadres vrasjesh dhe rrëmbimesh në Turqi.

Skuadra në fjalë sipas tij, organizohej dhe orientohej nga një funksionar i lartë i partisë së Presidentit Erdogan, AKP.

Serkan Kurtulus, një personazh me të shkuar problematike, tha në “MediaDiem” se ish-nënkryetarja e AKP-së së Izmirit, Nukhet Hotar i kishte kërkuar të vriste priftin amerikan Andrew Brunson me qëllim që fajin t’ia hidhnin më pas lëvizjes Gylen.

“Ma kërkuan ta vrisja priftin amerikane dhe fajin t’ia hidhnin lëvizjes Gylen, por unë nuk pranova. Nuk kisha guxim të vrisja një amerikan sepse i dija pasojat. Nuk mund të refuzoja menjëherë sepse më vrisnin, por ia zvarrita duke sugjeruar dikë tjetër që mund ta bënte më mirë këtë vrasje“, është shprehur nga Argjentina Serkan Kurtulus, ku edhe ka kërkuar azil politik pas arratisjes nga Turqia sepse ndihej i kërcënuar me jetë për shkak të gjithçkaje që dinte.

FBI nisi hetimet pasi u njoh me deklaratat e turkut, ndërsa ky i fundit është duke pritur azilin duke qenë i arrestuar në Argjentinë me kërkesë të autoriteteve turke.

Prifti amerikan Andrew Brunson ka qenë një personazh i njohur në zonën e Izmirit, pasi ndodhej atje prej dy dekadash.

Ai u mbajt i arrestuar më pas për më shumë se një vit e gjysmë nga autoritetet turke me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e pretenduar të shtetit më 15 korrik 2016 dhe u lirua pas presionit të drejtpërdrejt të Presidentit Trump ndaj autoriteteve turke. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago