Categories: Uncategorized

FBI arreston kërkuesin e NASA-s për lidhje të fshehtë me Kinën

Agjentët federalë kanë arrestuar një profesor të Arkansas, i cili dyshohet se nuk i tregoi lidhjet e tij me subjektet kineze në kohën që siguronte fonde për një projekt kërkimor të NASA-s, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Simon Saw-Teong Ang, 63 vjeç, nga Fayetteville, u arrestua nga agjentët e FBI dhe u akuzua për mashtrim, sipas një ankese penale dhe pohimi të marrë nga CNN.

Autoritetet pretendojnë se Ang, profesor i inxhinierisë elektrike dhe studiues në Universitetin e Arkansas-Fayetteville (UA) që nga viti 1988, mashtroi NASA-n dhe universitetin “duke mos treguar se mbante poste të tjera në një universitet kinez dhe në kompani kineze” në shkelje kështu të politikave të konfliktit të interesit, sipas pohimeve të agjentit special të FBI-së që u mor me çështjen.

Autoritetet thonë se si pjesë e kërkimeve të tij, Ang ka përfituar disa grante dhe kontrata nga agjensitë federale, përfshirë NASA-n.

Agjenti shpjegon se ndërsa punonte për universitetin, “lidhjet e ngushta të Angit me qeverinë kineze dhe punësimi me shumë kompani kineze do ta kishin bërë atë të papërshtatshëm për të përfituar grante nga agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara”. Zëdhënësi I UA, John Thomas, tha se 63-vjeçari është pezulluar tashmë dhe shtoi se Universiteti po bashkëpunon plotësisht me hetimin federal për këtë çështje.

të fundit

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…

2 hours ago

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…

2 hours ago

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…

3 hours ago

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…

3 hours ago

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…

3 hours ago

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…

4 hours ago