Dhjetra familjarë janë vënë re sot pranë spitalit Infektiv në Tiranë, të cilët presin në ankth fatin e të afërmve të tyre të shtruar në spitale.
Lidhur me këtë situatë, ku ka amulli informacioni, dhe ku familjarët lihen pa asnjë të dhënë mbi të afërmit e tyre, ka reaguar pak më parë dhe presidenti Meta, i cili shprehet se kjo është e papranueshme.
“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta në postimin e tij.
Në fotot shihet dhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili shihet duke qetësuar familjarët, dhe duke u përpjekur që ti bindë ata që nuk është e shëndetshme që të qendrojë në radhë pranë spitalit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…