Categories: Uncategorized

Faji i pilotit pas ngjarjes së rëndë? Dalin detajet e reja nga rrëzimi i helikopterit të Koby Bryant

Piloti i helikopterit që transportonte Kobe Bryant, vajzën e tij dhe 6 pasagjerë të tjerë të dielën u paralajmërua se ai ishte “shumë i ulët” vetëm pak momente përpara se mjeti të rrëzohej duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.

Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të trafikut ajror, i siguruar nga “The Sun” zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal.

Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me vajzën 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejzbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe vajzën e tyre Alyssa; një prej trajnerëve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti i dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.

Piloti është identifikuar si Ara Zobayan. Dukshmëria në zonën ku ndodhi aksidenti të dielën ishte shumë e ulët për shkak të një mjegulle të dendur në jug të Kalifornisë, e cila kishte dëgjuar deri dhe policinë e Los Angelesin ta linte flotën e saj ajrore në tokë.

Piloti dëgjohet të flasë me kontrollorët e trafikut ajror në lidhje me këtë në audio, dhe ata i thanë: “Jeni shumë i ulët,” pilotit pak para rrëzimit.

Kjo nuk do të thotë që helikopteri në të vërtetë ishte shumë i ulët ose afër tokës, sepse në fakt ishte në ngjitje në kohën e këtij paralajmërimi, thotë the Sun.

Por “shumë ulët” nënkupton se një kontrollues i trafikut ajror nuk është më në gjendje të sigurojë udhëzime sepse nuk mund të lexojë s`i duhet radarin.

Të dhënat e fluturimit treguan se në minutën e fundit përpara përplasjes fatale, helikopteri kishte kthyer drejtimin.

të fundit

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

8 minutes ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

15 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

44 minutes ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

53 minutes ago

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor, plagosen 7 persona

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë…

1 hour ago

Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave të shtetit

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”,…

2 hours ago