Pas dënimit ekzemplar të Manchester Cityt me përjashtimin për dy vjet nga Liga e Kampionëve dhe gjobën e majme, UEFA kërkon të çojë në një tjetër shkallë luftën e saj për respektimin e rregullave Financiare.
I ashtuquajturi ‘Fair Play’ që është shkelur nga shumë klube duket se ka patur një trajtim preferencial, por tani po studiohen edhe klubet e tjera që dyshohet se kanë mashtruar me bilancet.
Përdorimi i plusvalencave false dhe shitjeve të fryra të lojtarëve, si dhe kamuflimet me sponsorët duket se janë përdorur për të dribluar rregulloren e UEFA-s.
Praktikisht ekspertët do të hetojnë nëse marrëveshjet mes klubeve për të rritur vlerën e lojtarëve që të shmangen gjobat dhe dënimet, është bërë sipas një çmimi real tregu, apo është manipuluar.
“Financial fair play” është një sistem rregullash që u prezantua nga UEFA në vitin 2010, me zotimin për të futur klubet në rrugën e duhur, dhe për të detyruar ekipet e federuara që të respektojnë parametrat ekonomike dhe financiare.
Objektivi ishte përafrimi i kostove me shpenzimet, dhe skuadrat duhet praktikisht jo vetëm të fokusohen te borxhet por edhe të mbajnë një ekuilibër të llogarive për të evituar falimentime.
/TCH/
Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike. Kjo shkaktuar vështirësi të…
Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga…
Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur…
Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave të shkaktuara nga kriza…
Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin…
Një emigrant nga Gjermania, i kthyer në vendlindje, në Vjosë të Fierit, ka denoncuar dhunën ndaj tij, mbrëmjen e së…