Categories: Uncategorized

Facebook me limite, vendos kufizime për dërgimin e mesazheve në Messenger

Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme me përmbajtje të dëmshme.

Facebook ka vendosur disa “limite” për Messenger dhe tashmë përdoruesit e tij do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe vetëm në pesë persona ose grupe në të njëjtën kohë.

Të lidhura

None found

Masa e marrë vjen në kuadër të shqetësimit të vazhdueshëm në lidhje me përhapjen e informacioneve jo të vërteta për virusin.

Drejtori për menaxhimin dhe sigurinë e Messenger, Jay Sullivan u shpreh: Ne po vendosim një limit të mesazheve në Messenger, për të ndihmuar në frenimin e përpjekjeve të atyre që kërkojnë të shkaktojnë kaos, pasiguri ose të shpërndajnë informacione jo të sakta.

Kjo veçori e re është përpjekja e fundit e Facebook për t’u ofruar përdoruesve të Messenger një përvojë më të sigurt dhe më private të dërgimit të mesazheve.

Facebook tha se vendimi është i rëndësishëm në kushtet kur pandemia globale vazhdon dhe kur priten të zhvillohen zgjedhjet në SHBA, Zelandën e Re dhe vende të tjera.

Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg gjithashtu ka zbuluar hapat për të mbrojtur zgjedhjet, duke përfshirë kufizimet në reklamat e reja politike në javën para zgjedhjeve në SHBA dhe heqjen e postimeve, që pretendojnë se njerëzit do të marrin Covid-19 nëse marrin pjesë në votime.

të fundit

Ragmi Mustafi: Pasivizimi i adresave në Bujanoc synon dobësimin politik të shqiptarëve

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltari politik për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Ragmi Mustafi, ka…

18 seconds ago

Prokuroria Speciale akuzon 20 persona për krime lufte në Gjakovë, mes tyre edhe Millan Radoiçiqin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave. Në mesin e të akuzuarve…

42 seconds ago

Kurti përball opozitën me shifrat “53 me 47”: Tërhoqëm Konjufcën, tani duhet marrëveshje për presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive të…

1 minute ago

Zyrtare: Yan Diomande bëhet lojtari më i ri i Real Madridit

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talenteve më të kërkuar të futbollit evropian, Yan Diomande. Klubi madrilen…

1 minute ago

Rodri i jep dritën jeshile Barcelonës, duke u larguar nga pista e Real Madridit

Barcelona ka marrë një sinjal shumë pozitiv në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se…

7 minutes ago

Londra shpall masa të reja ndaj Moskës: sanksione për 6 banka dhe cisternat e naftës ruse

Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat…

13 minutes ago