Categories: Uncategorized

EMRI/ Ju sekuestruan 400 mijë dollarë, nga i siguronte paratë “bosi” i Tiranës

Mesditën e sotme u raportua se është bllokuar një shumë e majme parash në Tiranë. Pas këtij lajmi, ka reaguar dhe polcia dhe bën me dije se ka regjistruar procedimin penal per biznesmenin Aleksandë Govaçi, pasi akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Policia ka konfirmuar se sekuestrimi i 400 mijë dollarëve është bërë pas tentativës së bërë nga Aleksander Govaçi, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij, Ilir Govaçi.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Policise Tiranë:

Vendoset sekuestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë.

Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .

Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

të fundit

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

2 minutes ago

Dyshohet se drejtonte dhjetëra kompani, taksisti pjesë e një skeme mashtrimi me TVSH-në prej mbi 40 milionë eurosh

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…

9 minutes ago

EMRI/ Tentoi të përdorte pistoletën në një sherr në Vlorë, në pranga 34-vjeçari; iu gjet edhe grusht metalik

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…

11 minutes ago

VIDEO/ Tabaku: Albania has the lowest pensions in the region

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

18 minutes ago

Klekovski: Early warning on drugs will help protect public health more quickly

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

18 minutes ago

Skënderbeu-Dinamo nis në Korçë pas vërshëllimës së arbitrit

Pjesa e parëSkënderbeu 0-0 Dinamo   FORMACIONET ZYRTARE:SKËNDERBEU: Dobjani; Lagonidis, Totre, Nasr, Bismark, Janaqi, Drame, Shkëmbi, Zenullari, Shaqe, Amadou [...]Read More...

27 minutes ago