Guardia di Finanza ka finalizuar operacionin “Beached”, ku synohej bllokimi i një gomoneje që përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Puglias, në Itali.
Mëngjesin e ditës së sotme (11 qershor) policia italiane ekzekutoi një urdhër për arrestimin e 17 personave, 13 prej të cilëve u lanë nën arrest shtëpiak dhe për katër u vendos mbajtja në ambientet e paraburgimit.
None found
Policia Tatimore e Komandës Provinciale të Brindizit dhe Departamenti i Operacioneve Ajrore dhe Detare të Barit, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Leçes bëri të mundur sekuestrimin e mbi 4 mijë kilogramëve marijuanë, mbi gjysmë kilogram kokainë, 27 mijë euro para të thata, një varkë, tre makina dhe një motor.
Midis 17 personave të arrestuar janë edhe 9 shqiptarë, që jetojnë midis krahinave të Romës, Arezzo, Rimini dhe Forlì.
Të arrestuarit
Teodoro Vindice, 44 vjeç, nga Brindisi;
Pierluigi Chionna, 40 vjeç, nga Francavilla Fontana;
Francesco Cardone, 31 vjeç, nga Martina Franca (Taranto);
Khay Blushaj Benard, 42 vjeç, nga Shqipëria;
Dharda Zaimir, 36 vjeç, nga Shqipëria;
Troqe Amarildo, 30 vjeç, nga Shqipëria;
Ymeri Klajdi, 39 vjeç, nga Shqipëria;
Hoxha Kreshnik, 32 vjeç, nga Shqipëria.
Hetimet
Si rezultat i hetimeve është zbuluar një bashkëpunim shumë i mirë mes shqiptarëve dhe italianëve për importin, transportin, posedimin dhe shitjen e sasive të mëdha të marihuanës.
Mediat fqinje shkruajnë se droga e sekuestruar vinte nga e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike” dhe ngarkohej në gomone të fuqishme që e kalonin në vendin fqinj dhe përveç shesheve të tregtimit të drogës në provincat e Brindisi dhe Taranto, ajo ishte e destinuar për blerësit që ndodheshin në rajone të tjera qendrore-veriore.
Hetimet filluan në fund të vitit 2017, pas një ndjekje që përfundoi me braktisjen e një gomoneje të ngarkuar me drogë në plazhin e Kosta Merlata dhe arratisjen e dy personave që ishin në bordin e saj.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Gjatë…
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…
Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për…
Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…
Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda në konferencën për shtyp, ka zbuluar objektivat që i ka me…