Categories: Uncategorized

Ekzekutoi të bijën me thikë, bashkëshortja e shqiptarit në Australi i vë fajin tjetërkujt

49 vjeçari Petrit Lekaj, ka tentuar të kryejë vetëvrasje pasi u dënua me 20 vite burg për vrasjen me thikë të vajzës së tij, Sabrinës korrikun e kaluar.

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, Lekaj vrau brutalisht vajzën e tij Sabrina në Mercedes Benz të bardhë që i kishte dhënë asaj për ditëlindjen e 18-të.

Megjithë krimin brutal, gruaja e tij 43 vjeçare, Romina e ka vizituar atë rregullisht në burg, njoftojnë mediat australiane.

Ajo ka fajësuar për shkatërrimin e familjes së saj sistemin mjekësor të shtetit.

“Thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve që përfshinë shtetin tonë, ku edhe fëmijët tanë më të zgjuar po bien pre“, tha ajo.

“Shpresoj që ky rast të jetë një zgjim për të shpëtuar disa familje të tjera.”

Deklaratat e saj në fakt nuk janë të pabazuara pasi në shkurt të vitit të shkuar, psikiatri mjekoligjor David Kutlaca zbuloi se bashkëshorti i saj filloi të përjetonte probleme të shëndetit mendor më shumë se gjashtë muaj para se të vriste vajzën e tij.

Pas viteve të problemeve martesore nga mungesa e përkrahjes familjare dhe problemet e parave, Lekaj pushoi së punuari.

Lekaj i tha psikiatrit në atë periudhë se kishte probleme me gjumin, stomakun dhe ënjtje të zemrës.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë i dha atij të martën e shkuar një dënim të përjetshëm me minimumi 20 vite burg pa lirim me kusht.

Gjykatësi tha se reagimi i dhunshëm i Lekajt ndaj përdorimit të drogës rekreative të së bijës ishte ‘ironi’, duke pasur parasysh se ai kishte kaluar më shumë se katër vjet në burg për trafik droge.

të fundit

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

22 minutes ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

41 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

45 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

56 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

1 hour ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

1 hour ago