Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021, ku të drejtën për të votuar do ta kenë më shumë se 3.6 milionë shqiptarë, shumica e të cilëve do të jenë meshkuj.
Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas, ku ndër rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.
Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj:
Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.
Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.
Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.
Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve.
Listat zgjedhore me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, deri në gjenerimin dhe printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve.
Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse.
Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme (Ministria.Brendshme@mb.gov.al)
Ministria e Brendshme dhe DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…