Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, do të marrin pjesë në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të martën pasdite, për çka reaguan këto shtete duke u shprehur se nuk do të jenë ndërmjetësues në formimin e Qeverisë.
Vendet e QUINT-it, theksojnë se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka dhënë një sqarim në lidhje me këtë takim, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00.
Vraniqi ka thënë se ambasadoret nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmës eventualë, në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të zhvilloj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, shkruan Vraniqi.
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…