Kohët e fundit, është folur shumë për të ardhmen e Elseid Hysajt, e cila është shndërruar në një telenovelë, por në Itali, duken të sigurt, shkodrani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit!
“Sky Sport” raporton se drejtuesit e Napolit kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e shqiptarit. Emri kryesor për të zëvendësuar Hysajn është Kostas Tsimikas.
Mbrojtësi grek është futbollist i rritur në akademinë e Olimpiakosit, teksa edhe në sezonin aktual aktivizohet me gjigantët helenë.
23-vjeçari luan në krahun e majtë dhe shihet si zëvendësuesi direkt i shkodranit. Vlera e mbrojtësit në merkato është 3.5 milionë euro dhe çmimi i tij do të jetë më se i përballueshëm për Napolin, pas shitjes së Hysajt.
Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor…
Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…
Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…
Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…
Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…