Categories: Uncategorized

E vodhën skafin në Greqi, policia kap dy persona në Vlorë

Një skaf i vjedhur në Greqi është bllokuar në Vlorë.

Për të janë arrestuar dy persona të cilët akuzohen se e kanë vjedhur në shtetin grek dhe kanë tentuar ta sjellin në Shqipëri.

Vlorë

Finalizohet në ujërat detare të Vlorës, operacioni policor i koduar “KARABURUNI”.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me palën greke, bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin grek.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit tonë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, nën drejtimin e QNOD Durrës, Rojës Bregdetare Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur, në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, bllokimin e mjetit lundrues, si dhe të dy personave që ndodheshin në bord.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

të fundit

Berisha zbulon detaje: Në 2015, kryeministri fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i PD, Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me…

27 minutes ago

INSTAT: Çmimet e mallrave të konsumit, rritje vjetore prej 2,3% në gusht

Indeksi i çmimeve të konsumit, një tregues që mat ndryshimet në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që përdor një familje…

43 minutes ago

EKSKLUZIVE/ Ja përbërja e re e Qeverisë Rama 4

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11…

1 hour ago

“Ogerta Manastirliu, KUJDES…”/ Meri Shehu: Kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

Astrologia e njohur, Meri Shehu, e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ka komentuar datën 12 shtator që do të…

2 hours ago

Prezantimi i paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit/ Rama: Ofensiva kundër ndërtimeve pa leje mund të vijojë gjatë të gjithë mandatit

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, prezantoi Paketën për Mbrojtjen e Territorit, që pritet të miratohet në parlament sapo të…

2 hours ago

Harry takon “vjehrrin”? Zoë prezanton të dashurin para Lenny Kravitz

Romanca mes Zoë Kravitz dhe Harry Styles po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe këtë e dëshmoi edhe një dalje…

2 hours ago