Categories: Uncategorized

E thotë drejtori i FBI-së: Ky është shteti që përbën kërcënimin më të madh për SHBA-në

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para Institutit Hudson në Uashington, ai tha se Kina bën fushatë shumëpalëshe të përçarjes.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Kina ka nisur t’i shënjestrojë shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke i detyruar të kthehen.

“Bëhet fjalë për rivalë politikë, disidentë dhe kritikë që përpiqen t’i ekspozojnë shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut në Kinë”, tha Wray.

Wray po ashtu tha se Kina po punon për të prishur studimet amerikane të koronavirusit. “Rreziqet nuk mund të jenë më të larta”, tha ai.

“Kina është e angazhuar në një përpjekje për t’u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm”, shtoi Wray.

Adresimi i tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar vazhdimisht Kinën për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, edhe pse autoritetet kineze i kanë hedhur poshtë akuzat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha këtë javë se administrata po shikonte ndalimin e aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok-un që është mjaft popullor.

Aplikacionet “shërbejnë si mjete shtesë të mbikëqyrjes për Partinë Komuniste të Kinës”, tha Pompeo./REL/

të fundit

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

3 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

5 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

9 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

9 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

17 minutes ago

Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…

23 minutes ago