Lidhur me eliminimi e Vilson Tafçiut, kanë dhënë dëshminë dhe dy vajza prezente në lokalin ku dhe vetë viktima ndodhej pak para se ta vrisnin.
Sipas dvshmisë së vajzave të gjitha gjasat janë që Tafçiu dhe ekzekutorët të njiheshin mes tyre.
“Një djalë u fut në lokal dhe thirri Vilsonin. Dolën jashtë lokalit nga dera anësore, pasi dolën e qëlluan me armë. Komunikuan bashkë në fillim pastaj e qëlluan, dukej sikur njiheshin më parë”, janë shprehur vajzat.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut (Noka), ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.
Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi N.D, i cili pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është gjetur në banesë.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Lokali ku dhe ndodhi vrasja ka qenë vazhdimisht i frekuentuar nga ana e 28-vjeçarit, ndërsa mbrëmjen e djeshme Tafçiu ndodhej në shoqërinë e dy vajzave, pak përpara se ndaj tij të qëllohej me tre plumba.
28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Begaj e përgëzoi homologun e…
Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij. Ngjarja u…
Një seri bastisjesh të kryera më 7 dhe 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 personave të…
Linjat e autobusave e kryesisht atyre që bëjnë rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësit janë përdorur nga grupi i…
Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë…
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…