Categories: Uncategorized

“E rrahën dhe e futën në bagazhin e makinës”, flet babai i një prej djemve të zhdukur

Babai i një prej djemve të zhdukur Danjel Pepaj, që dyshohet se ka vrarë Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn, thotë se të birin e tij dy të rinjtë e kanë marrë me makinë në forcë dhe e kanë dhunuar.

Rrok Pepaj, thotë se të shtunën, kur djemtë janë zhdukur, djalin e tij e kanë dhunuar dhe e kanë marrë me forcë në makinë, dhe se ngjarja sipas tij mund të ketë ndodhur për konfliktet e kanabisit, shkruan fax web.

“Këtë të shtunë, në datën 3 djalin tim e kanë dhunuar Klementi dhe Vilsoni me të vëllanë, dhe me një grup tjetër. Ngjarja që e kanë rrahur djalin ka ndodhur në Bajzë, e kanë futur në bagazhin e makinës, dhe kur kanë shkuar në mal nuk jam më në dijeni se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo ka ndodhur për parcelat e drogës, ne nuk ia kemi ditur këtë gjë.

Nuk e di që të kenë pasur ndonjë debat tjetër, në asnjë mënyrë nuk do ia pranoja djalit këtë. Tani e mësova që është marrë me këtë punë, dhe që e kanë hetuar për këtë punë (te mbjellat me kanabis).

Unë nuk kam dijeni se e ka bërë djali im këtë, por mund ta ketë bërë në nerva e sipër nëse e kanë rrahur. Unë e dija se djali prej dy javësh ishte në punë në Malin e Zi. Ne djemtë nuk na kanë pyetur për asgjë, nëse djali im e ka bërë këtë punë, të shkojë dhe të dorëzohet në Polici. Mua më ka ardhur Policia natën, dhe iu kam thënë për të gjitha siç po ua them juve këtu, unë uroj që të gjithë të jenë gjallë”, shprehet mes lotësh Rrok Pepaj.

I dëshpëruar padyshim nga ngjarja e ndodhur, Pepaj shprehet se në çdo rast ai do të dëshironte që të rinjtë të ishin gjallë, dhe se në rast se i biri ka lidhje me vrasjen e mundshme të dy kushërinjve të tij, të marrë dënimin që i takon ligji.

Policia duket të jetë e pafuqishme për të vepruar lidhur me të mbjellat me kanabis, ndërkohë që tashmë kërkimet janë fokusuar në gjetjen e trupave të të rinjve, që sipas të gjitha gjasave nga Policia, dy prej tyre mund të kenë humbur jetën.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

7 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

17 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

39 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

60 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago