Ajo është vetëm 37 vjeçe dhe peshon plot 380 kg kg. Blerina Rapushi vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ajo kërkon ndihmë që të aplikojë për kartë identiteti në shtëpi për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë.
Asaj i skadon karta e identitetit dhe zyrat e Aleat në Vlorë i kërkojnë të paraqitet vetë. Ose në të kundërt kundrejt pagesës prej 18 mijë lekësh të reja, plus edhe 12 mijë të kartës mund t’i bëhet ky shërbim në shtëpi.
Në pamundësi ekonomike ajo kërkon ndihmë, pasi nuk është në gjendje të lëviz nga vendi dhe mishi po i kalbet. Në kontratën që është lidhur midis qeverisë së asaj kohe dhe Aleat nuk janë parashikuar raste të tilla.
“Kam tre vjet që jam e lënguar. Vetëm me 140 vjet të vjetra mbaj jetën time. Pres të bëhet karta. Më duan atje, po unë nuk mund të lëviz. Jam 37 vjeçe dhe po vdes dita ditës”, thotë ajo për “Fiks Fare”.
“Që të bëjë kartën e identitetit duhet të bëjë edhe pasaportën. Pasaportën nuk kam pse e dua. Unë nuk do ta çoj me pushime në Karaibe. Motra ime po përgatitet të shkojë në varreza”, thotë vëllai i saj, Besnik Rrapushi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…