Korado Buzi është një prej të arrestuarve që ishte në makinë me shoferin e kryetares së Bashkisë Majlinda Bufi kur u kap me sasi lënde narkotike gati për tu shitur. Nëna e Buzit, Lumturia tha për Fax News se i biri e konsumonte vetë prej 2 vitesh, por nuk e shiste.
“Unë si mama e besoj se e merrte për të pirë vetë, jo për të shitur. Ishte punësuar tek kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi. Tek nipi i burrit të saj. Tek lavazhi kishte një vit. Merrej vetëm me këtë punë. Orarin e kishte 7 me 5. Kishte nja 2 vjet që pinte, por nuk ishte shitës”, u shpreh Lumturie Buzi, e cila humbi bashkëshortin 18 vite më parë.
Ajo rrëfeu se është nënë e 5 djemve, ndërkohë që jeton në shtëpi me qera prej tre vitesh në Patos.
Sa i përket të ardhurave, sipas saj, djali merrte rrogë minimale nga puna që bënte. Ndonëse dëshiron që të zbardhë ngjarjen e të kthejë djalin në shtëpi, thotë se “është trokë”.
“Rroga sic e kisha unë. Unë merrja 395, ai e kishte 200, e merrte ndërmjet bankës se dhe unë atje vete e marr. Kam që të enjten deri sot që është kapur. Dua unë ta zbardh ngjarjen, por nuk e mund dot. Jam shumë e tronditur.
Ku ka Lulja, Lulja është trokë. Ku di gjë unë e zeza, marr vesh unë e shkreta me sa është kapur ai. Kur vinte në shtëpi, vinte flakërimë. Kështu nuk shprehej. Me vëllezërit fliste, bënte muhabet, por kështu jo. Nuk ishte i grindur sic dëgjojmë”, tha Buzi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…