“Sfida” e parakalimit ka sjellë një konflikt që për pak sa nuk përfundoi me të lënduar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Një mjet tip “Golf” me ngjyrë gri, i cili, drejtohej nga një grua nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, pasi ka parakaluar mjetin tip “Ford” me ngjyrë blu me targa AA 175 TE, drejtuesi i këtij të fundit nuk e ka toleruar këtë veprim.
None found
Pasi ka zbritur nga makina për të dërguar fëmijët në shkollë ka qëlluar pa e menduar gruan e mjetit që e parakaloi gjatë ecjes. E gjitha është parë nga bashkëshorti i gruas së dhunuar i cili ka nisur të konfliktohej menjëherë me shtetasin i cili qëlloi bashkëshorten e tij.
Fatmirësisht aty pranë ka rastisur një patrullë e policisë rrugore e cila nuk ka lejuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka lajmëruar njësinë e specializuar. Me ndërhyrjen e këtyre të fundit u bë shoqërimi në polici i personit që goditi gruan.
E gjithë kjo skemë u pa edhe nga nxënësit e shkollës aty pranë dhe prindërit që i shoqëronin. Në lidhje me këtë rast policia konfirmon se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit për motive të dobëta. Sipas bluve, burri dhunues është shoqëruar në polici dhe vijojnë hetimet për këtë rast.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur industrial të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi të kompanisë…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…
Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…
Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…