Categories: Uncategorized

E magjishme mes malesh, Sonila Meço prezanton vilën e familjes (FOTO LAJM)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Sonila Meço po i kalon pushimet në Dardhë të Korçës.

Atje Sonila po pushon në vilën e saj që ndodhet mes gjelbërimit.

Të lidhura

None found

Së fundmi moderatorja ka postuar disa foto nga vila dy kate që të dhuron një pamje mahnitëse, e ndërtuar e gjitha prej guri dhe me një oborr plot me lule.

Statusi i moderatore:

“Në fshat gjen një energji të pashtershme natyre, blatimi me të mirat e saj arrin kulmin e mrekullisë krijuese. Dhe një pjesë e tyre nuk duan as mundimin më të vogël njerëzor për të ekzistuar të freskëta, të hajthshme, të shijshme e plot shëndet. Për politikë, reformë zgjedhore e në drejtësi jo e jo! As për borxh publik, as për hua marramendëse nga FMN, eurobonde, BB…për deputet zone, rryshfet, korrupsion e babëzi pushteti jo e jo.
Presin nga ne t’u gjejmë udhën drejt njeriut, për t’i shërbyer shëndetit, shijes e kënaqësisë së tij. Kush ka dëshirë, energji, përkushtim, mundësi ia sheh e ndjen dobinë, ama për kë nuk mundet për shumë arsye, nga mjetet, infrastruktura, mbështetja kjo udhë ndërpritet si një urë, që të mundëson jetën ndarë më dysh.
Në Dardhën tonë punojmë të tërë, mamaja e bashkëshortit tim, babai, tezja e tij, Drini, unë, vetë Amaris, kushërinjtë, pa përjashtim i përkushtohemi plehërimit organik, mbjelljes, prashitjes, ujitjes dhe gjithmonë në tryezën tonë prej bahçeve kemi prodhimin e tyre bio me mashurka, fasule, domate të varieteteve të ndryshme, karrota, panxhar të kuq, speca, qepë, dardha të pastra e shartuara me goricë, hudhra, kunguj, rukola, sallatë jeshile, luleshtrydhe, mjedër, kumbulla, patate, kastraveca, majdanoz, najazmë, pazì.
Imagjinoni ç’mund të prodhojnë hektarë të tërë e sa shëndetshëm mund të ushqejnë shqiptarët, kur dy bahçe të vogla ngazëllejnë tryezën e familjeve tona në fshat.
Natyra nuk do t’ja dijë për qeveri e strategji, ama që të na shërbejë i duhen politika. Mbështesni prodhuesit shqiptarë, produktin tonë bio, mrekullinë e natyrës sonë nga veriu në jug.”./albeu.com/

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

56 minutes ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

56 minutes ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

57 minutes ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

57 minutes ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

57 minutes ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

58 minutes ago