Categories: Uncategorized

E keni matur gabim, si të kontrolloni saktë tensionin

Në mënyrë që të zbulojnë nëse vuani nga hipertensioni apo jo, mjeku apo infermieri do ju masin tensionin e gjakut. Mënyra si përgatitesh para ekzaminimit, pozicioni i krahut dhe faktorë të tjerë mund ta ndryshojnë tensionin që del nga matja me 10% apo më shumë. Kaq mund të jetë mjaftueshëm që tensioni i lartë i gjakut të mos diagnostikohet apo të diagnostikoheni gabimisht e t’ju jepen ilaçe për të cilat nuk keni nevojë. Me siguri që nëse keni nevojë të bëni një matje të tillë, do të merrni dhe këshillat e duhura nga mjeku juaj. Por asnjëherë nuk është gabim të dish dhe më shumë.

Ja çfarë mund të bëni që të keni një matje të saktë:

Të lidhura

None found

Mos pini duhan apo pije të kafeinuara gjatë 30 minutave para ekzaminimit.

Qëndroni 5 minuta ulur në qetësi para matjes.

Gjatë matjes, uluni në një karrige me këmbët në tokë dhe me krah të mbështetur,në mënyrë që bërryli të jetë afër nivelit të zemrës.

Pjesa mbështjellëse që fryhet (fasha), duhet të mbulojë plotësisht të paktën 80% të pjesës së sipërme të krahut, dhe matësi i stetoskopit duhet të vendoset direkt në lëkurë dhe jo sipër bluzës.

Mos flisni gjatë kohës së matjes.

Mateni dy herë tensionin e gjakut, me një largësi kohe të shkurtër ndërmjet. Nëse matjet ndryshojnë më 5 pikë apo më shumë, bëni një matje të tretë.

Por ka dhe raste kur ndonjëri nga këto rregulla mund të thyhet. Nëse ju merren mendtë e ju erren sytë kur ngriheni nga krevati në mëngjes apo kur çoheni në këmbë pasi jeni ulur, duhet të bëni matje të tensionit të gjakut në pozicionin ulur dhe në këmbë, për të parë nëse ulet nga një pozicion në tjetrin.

Meqenëse tensioni i gjakut ndryshon gjatë ditës, mjeku juaj shumë rrallë do ta dignostikojë hipertensionin vetëm pas një matjeje të vetme. Ai do të bëjë dhe matje të tjera pas asaj fillestare, zakonisht disa javë pas së parës. Sigurisht nëse shifrat janë shumë të ulëta ose të larta, mjeku do ju japë trajtim të menjëhershëm.

Gjithashtu një ide e mirë është dhe matja e tensionit në të dy krahët të paktën njëherë, meqë tensioni i matur në një krah (zakonisht të djathtin), mund të jetë më i lartë se në tjetrin.

të fundit

Arrest of Dutch journalist who exposed “Albanian Files” prompts Berisha reaction: I demand his immediate release, no one must harm him

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

56 seconds ago

TikTok faces EU warning: “For You” algorithm could harm mental health

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…

1 minute ago

Zemaj demands proof for Kurti’s statement: Show us at least 17 of the 171 returning doctors

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin…

2 minutes ago

Siljanovska-Davkova supports Poland after terrorist attack in Krakow

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…

2 minutes ago

Zemaj kërkon prova për deklaratën e Kurtit: Na tregoni të paktën 17 nga 171 mjekët e kthyer

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin…

6 minutes ago

Arlind Ajeti shënon në Turqi dhe jep sinjal pozitiv për Kombëtaren

Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…

16 minutes ago