Një 52 vjeçar është gjetur i vetëvarur në ambientet e dhomave të shoqërimit në DVP e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, vetëm tre ore pasi ai ishte shoqëruar për dhunë në familje.
Në lidhje me këtë ngjarje policia e Durrësit ka shoqëruar dy punonjës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Njoftim i plotë
Durrës – SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim
Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.
Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.
Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.
Për punonjësit e policisë:
– A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,
si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…