Categories: Uncategorized

U kap me bujë në Dubai, del fotografia e Elti Dizdarit pas arrestimit

Arrestimi i Elti Dizdarit në Dubai për llogari të autoriteteve italiane, ka bërë shumë bujë në vendin tonë.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit të madh kundër kartelit të shqiptarëve “Los Blancos”.

Më lart shihni fotografinë e Dizdarit, i njohur ndryshe si bos kokaine, i arrestuar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe pak orë më parë.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, koloneli Saeed Al Qamzi, nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin atje të shqiptarit Denis Matoshi alias Eldi Dizdari.

Kolonel Saeed Al Qamzi theksoi se arrestimi i Eldi Dizdarit u bë në kuadër të operacionit “Los Blancos” pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane.

“Në bashkëpunim me liderë të tjerë të bandave shqiptare, Dizdari mundësoi transportin dhe shpërndarjen e qindra tonëve kokainë në portet e Europës“, njoftoi kolonel Al Qamzi.

Operacioni “Los Blancos” u iniciua nga Italia, përmes të cilit u shkatërrua karteli ndërkombëtar i drogës i përbërë nga shqiptarë.

Mediat lokale të Firences, ku edhe nisi zanafilla e gjurmimit, zbulimit dhe shkatërrimit të këtij karteli shkruan se gjithçka nisi nga një sherr banal mes shqiptarëve. Po ashtu, gjatë hetimeve për këtë sherr, policia zbuloi një telefon celular “BlackBerry”, përmes të cilit anëtarët e organizatës kriminale komunikonin me njeri-tjetrin.

Media italiane shkruan gjithashtu se karteli shqiptar ishte mjaft i organizuar dhe operonte “50 me 50” me kartelet e Amerikës Latine, raporton abcnews.al.

Hetimet e nisura në vitin 2015, morën shkas nga një bandë shqiptarësh që vepronte në Firence, Modena dhe Romë, ekzistenca e të cilës u zbulua nga një episod banal që lidhej me një sherr të dhunshëm në sheshin “Medaglie d’Oro” në Firence mes disa shtetasve shqiptarë, të cilët kishin precedentë për shfrytëzim prostitucioni.

Mes personave të hetuar, rezultonin dhe disa emra të cilët kishin akuza për trafik ndërkombëtar droge, në sasi të mëdha.

Sekuestrimi i një telefoni Blackberry që përdorej nga një prej të hetuarve në Firence, që në fillim kishte siguruar prova se grupi kriminal përdorte si standard komunikimi messenger-in e Blackberry-t për të drejtuar punët e paligjshme dhe monitorimi i komunikimeve të tilla dha provën e parë të rëndësishme për nisjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Mesazhet në kod mes tyre, trafikantët i dërgonin nëpërmjet platformave “SKYeç” dhe “ ENCROCHAT”.

Gjatë fazave të para të hetimeve u sekuestrua dhe sasia prej 9 kilogram heroinë në bagazhin e një automjeti.

Në atë kohë u arrestuan një 65 vjecar dhe një 48 vjecar. Në pranga përfunduan dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 34 dhe 43 vjec që udhëtonin 30 kilometra larg nga automjeti për të mbajtur nën kontroll ngarkesën.

Sipas hetuesve droga ishte blerë në Zvicër dhe ishte drejtuar për në Firence për t’u shitur: me një vlerë prej 9 milion euro.

Nga ai episod hetimet vijuan për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe kanalet e furnizimit.

Përgjimet lejuan zbardhjen e kompleksitetit të organizatës, strukturën e “kartelit” dhe shtrirjen e madhe të rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Sipas hetimeve në drejtim të shoqatës është një shqiptar, 40 vjec, i cili kishte sasi të mëdha kokaine që e kishte blerë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kartelet në Ekuador, i cili arrinte të shpërndante më pas në të gjithë Europën.

Kreu i padiskutueshëm i grupit, duke përdorur disa sisteme të sotisfikuara komunikimi, ruante kontaktet me trafikantët e drogës së Amerikës së Jugut, organizonte shpërndarjen e drogës, dhe ndante sasitë në grupet shpërndarëse të vendosura në Itali dhe në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian si dhe ndiqte mënyrat e veprimit duke i dhënë udhëzime bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri, Itali dhe Holandë rreth investimeve me paratë që fitoheshin nga ky aktivitet kriminal.

Grupi organizonte ngarkesa të mëdha kokaine prej disa kuintalësh duke ndjekur rregullin “50 e 50”, gjysma e ngarkesës ishte në pronësi të organizatave shqiptare dhe gjysma e atyre të Amerikës së Jugut.

të fundit

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…

6 minutes ago

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.…

26 minutes ago

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e…

29 minutes ago

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

59 minutes ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

1 hour ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

1 hour ago