Eshtë shënuar viktima e dhjetë nga koronavirusi në vendin tonë.
Mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv 67-vjeçari.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.
67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital.
Milot Rashica mund të kalojë në Serie A, ku sipas raportimeve nga mediat turke, skuadra italiane Genoa ka bërë një…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Dikur, aktori kishte…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet…
E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani në drejtimin e ish-trajnerit të Interit Simone Inzaghi morri trajtën e një “ekuacione…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka njoftuar një zhvillim të ri në karrierën e saj muzikore. Ajo i është…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një futbollist 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga kati i tetë i…