Komisioni i Medias ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e paketës “Anti-shpifje” që është miratuar në dhjetorin e 2019, në Kuvend.
Ditën e djeshme Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, i cili ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar të këtij viti.
Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi siç ka cituar dhe Meta në argumentimin e tij ligjor, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.
Paketa ligjore e quajtur ‘Antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.
Siç pritej dhe shpresoj Presidenti Meta e riktheu për shqyrtim në Kuvend duke argumentuar se:
“Ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
Në kuadër të operacionit ''Ura'', ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane, jane zbardhur 29 emrat e ndaluar. Sipas burimeve, SPAK…
Ditën e sotme, policia e Durrësit, ka zhvilluar një operacion në Gjirin e Lalzit, ku ka vënë në pranga 7…
Këtë të premte, aksioni i zhvilluar nga forcat speciale RENEA dhe Policia e Shetit, ka çuar në pranga Xhevdet Plakun,…
Goditja e grupit të Troplinëve në Durrës, ishte një hap i guximshëm i SPAK, duke shfrytëzuar pjesërisht të dhënat e…
Kandidati për deputet i PL në zgjedhjet e 11 majit qarku Berat, Lefter Maliqi, kadeklaruar se do të faktojë manipulimin…
Belind Këlliçi zbuloi se Partia Demokratike, do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e…