Categories: Uncategorized

Dy zyrtarë në pranga, falsifikohen dokumente të rëndësisë së veçantë

Dy zyrtarë janë arrestuar nga Policia. Për shpërdorim detyre është në në pranga nëpunësi i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe. Pas tij edhe ish-Drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër, për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës edhe dy mësuese të shkollës së Mesme Pyjore Shkodër. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër. Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A.Ç., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”.

Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019.

Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

të fundit

Mbledhja e UEFA-s në Tiranë/ Ceferin falënderon Dukën: Organizim perfekt i FSHF-së

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…

19 seconds ago

FOTO/ Arbana Osmani kthehet tek e shkuara, takohet me ish banoret e ‘BBVA’

Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…

4 minutes ago

Tubime masive në Londër pas vrasjes së Charlie Kirk, mbi 1,600 oficerë policie në gatishmëri

Atmosfera në Londër është tejet e tensionuar, ndërsa turma të mëdha njerëzish kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë…

16 minutes ago

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime…

37 minutes ago

FOTO/ Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 10-vjetorin e martesës, surpriza dhe dedikimi romantik i reperit për bashkëshorten e tij

Një nga çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë festuar 10-vjetorin e…

46 minutes ago

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,…

1 hour ago