Categories: Uncategorized

“Dorëzohu, hidhe armën”, vlonjati i rrezikshëm shkëmbim zjarri me RENEA-n

Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë aspak i qetë në Vlorë ditën e sotme pasi forcat policore kanë patur shkëmbim zjarri me një person që kërkohej prej kohësh nga autoritetet.

Kanë qenë forcat RENEA të cilët më pas kanë plagosur Xhevahir Jonuzin, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë i cili kërkohej për vrasje.

Të lidhura

None found

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

“Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”- njofton policia.

Njoftimi i plotë

Operacioni policor i koduar “Hoshtima”, zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, 47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.
Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /albeu.com/

të fundit

U martuan me telefon pak orë para ekzekutimit: historia tragjike e të riut iranian që s’arriti ta takonte më bashkëshorten

Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…

3 minutes ago

Reali kryeson bindshëm listën e golave të anuluar nga VAR-i në La Liga

Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga sistemi VAR në historinë e La Ligës, që…

14 minutes ago

Edi Rama dënon sulmin në aeroportin e Riadit: Shqipëria në mbështetje të Arabisë Saudite

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…

20 minutes ago

Safe City” aktivizohet më 12 tetor në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë

Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…

21 minutes ago

Policia Ushtarake e FSK-së forcon kapacitetet profesionale me Kursin e Mbrojtjes së Afërt

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…

27 minutes ago

Kumanovo’s waste will be temporarily transported to the Drislla landfill

Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së…

35 minutes ago