Categories: Uncategorized

Caktohet data e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar sot Zaev në konferencë për media, ku tha se 15 korriku do të jetë data përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve. Ai tha se për këtë ka biseduar me liderin opozitar dhe i njëjti i ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje më 15 korrik.

Zaev tha se, mbajtja e zgjedhjeve është e domosdoshme, pasi vendit i duhet Kuvend funksional dhe Qeveri funksionale.

“Që të mos vuaj populli dhe t’iu mundësohet Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të tregojnë përgjegjësinë e tyre në vepër, e rrumbullakësojmë 15 korrikun si datë të përfundimtare dhe të vetme të zgjedhjeve në të cilin do të merr pjesë opozita. E informoj opinionin se sot përsëri kam biseduar me Mickoskin dhe ai më konfirmoi se pajtohet që të merr pjesë në zgjedhje më 15 korrik. Kërkuan mesin e korrikt, ja mesi i korrikut. 15 korrik, e mërkurë, ditë jopune për të gjithë qytetarët, dita e zgjedhjeve”, deklaroi Zaev.

Ai hapi i ardhshëm do të jetë të kërkojnë nga presidenti, Stevo Pendarovski, që të shpallë edhe një gjendje të jashtëzakonshme, që të ndryshohet dita e zgjedhjeve.

“Kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme do të jetë vetëm që të vendoset 15 korriku si datë përfundimtare. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është e nevojshme për masa ekonomike, ato veç më po realizohen. Jemi dakorduar me Mickoskin që ta njoftojmë Pendarovskin për marrëveshjen e arritur, ndërsa Pendarovski do t’i njoftojë partitë e tjera politike. Po ashtu, u dakorduam që unë t’i informojë anëtarët e tonë në KSHZ, Mickoski të informojë anëtarët e tyre në KSHZ, që të mund të ulen dhe të harmonizojnë protokollet për organizimin e procesit zgjedhor”, deklaroi Zaev.

Edhe lideri opozitar, Hristijan Mickoski, ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook se VMRO – DPMNE do të merr pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Dy kushtet që kërkuar janë pranuar, e para protokolle për mbrojtjen e qytetarëve, e dyta misioni i OSBE/ODIHR për mbrojtje të vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ndër tjera Mickoski.

Nga kabineti i presidentit, kanë konfirmuar dje se, Pendarovski është i gatshëm të sjell vendim të ri për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e shtetit, vetëm nëse paraprakisht arrihet marrëveshje ndërpartiake e të gjitha subjekteve politike për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit.

/Portalb.mk/

të fundit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

26 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

33 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

51 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

2 hours ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

2 hours ago