Categories: Uncategorized

2 të vdekur dhe 156 raste të reja me Covid-19, Tirana rekord rastesh (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 156 infektime të reja. Ndërkohë 2 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

Të lidhura

None found

“Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit:
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë”, njofton policia.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar

Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e distancimit fizik. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Lani dhe dezinfeksoni duart sa më shpesh. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2194
Durrës 483
Shkodër 338
Lezhë 239
Elbasan 192
Korçë 159
Fier 161
Vlorë 143
Kukës 121
Berat 79
Gjirokastër 39
Dibër 42

të fundit

Trump për sulmet në Iran: Armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton! Do t’i kthejmë në epokën e gurit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…

3 seconds ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…

10 minutes ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

24 minutes ago

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

8 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

8 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

9 hours ago