Mbremjën e djeshme në një atentat mafioz te Komuna e Parisit mbeti i vrarë 40-vjeçari Hekuran Billa.
Makina e viktimës ka ardhur nga zona e Selitës, kur është ndeshur me makinën e autorëve në hyrje të Komunës së Parisit të cilët i kanë dalë përballë.
None found
Viktima është qëlluar në momentin kur po parkonte makinën, ku do priste motrën e tij shkruan abcneës.al.
Atentatorët kanë qenë të mirëinformuar për rrugën që do të ndiqte Billa, pasi dyshohet se një makinë tjetër ka qenë duke e vëzhguar për disa minuta.
Ajo më pas dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendngjarja drejt Pezës, ku policia më pas gjeti të djegur mjetin tip Benz.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur gjithsej 15 gëzhoja, 11 prej të cilave kanë prekur viktimën dhe makinën e tij.
Pista kryesore e ngjarjes është e ajo e hakmarrjes për shkak se në vitin 2006, ai kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant.
Billa u ekstradua nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin, për t’u liruar një vit më parë nga burgu i Fushë Krujës.
Billa ishte pronar i disa bizneseve në fushën e tregtisë së automjeteve, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës dhe kishte në pronësi edhe një dyqan këpucësh.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…